Aksident i rëndë në Sarandë-Ksamil, dyshohet për dy të vdekur

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Sarandë-Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.

Dyshohet se kanë humbur jetën dy persona. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Një motoçikletë, ku mendohet se udhëtonin dy turistë është përplasur me një makinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne