Aksident në Kosovë, kamioni përplaset me kryqin

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Rudarë me ç’rast një kamion ka goditur kryqin i cili ishte vendosur në magjistralen afër Zveçanit

Siç raportojnë mediat serbe, kamioni kishte tabela të regjistrimit të Novi Pazarit dhe ishte i mbushur plot me mallra.

Kamioni pësoi dëme materiale, ndërkaq shoferi i mjetit nuk pësoi lëndime.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne