Aksidenti me vdekje, Policia: Përplasja ndodhi në Dukat të Llogarasë, shoqërohet drejtuesi i mjetit 23-vjeçar

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin fatal në Orikum që duket se ka ndodhur në fshatin Dukat të Llogarasë.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti tip ‘’Passat’’ ka përplasur biçikletën. Mjeti drejtohej nga një 23-vjeçar me inicialet Dh.Q, që është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tpz

    Bashkohu me ne!

    NDANI KËTË POSTIM

    Mund tju interesojne