Shqiperia

Aksidenti tragjik/ Humb jetën këngëtari në Durrës, makina u përplas me bordurën. Dalin detajet

Një aksident me vdekje ka ndodhur mengjesin e sotem ne Durres.

Gazetari i “Panorama” raporton se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkozet-Plepa në Durrës.

Viktime nga aksidenti ka mbetur shtetasi i identifikuar si Erjan Beli. Makina qe ai drejtonte ka dale nga rruga dhe per pasoje eshte perplasur fort me borduren.

I riu ka nderruar jete ne vend. Panorama meson se i riu ishte kengetar ne nje lokal me muzike live dhe ne momentin qe ka ndodhur perplasja ka qene duke folur ne celular.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes qe i mori jeten te riut.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit./ tpz

OPINIONE