Shqiperia

Aksidentohet Benzi me drogë, vdes shoferi mirditor

Trafikimi i lëndëve narkotike ka rezultuar fatal për një 34-vjeçar nga Mirdita, i cili ka ndërruar jetë.

Automjetin të cilin ai e kishte të ngarkuar me drogë ka humbur kontrollin, duke përfunduar nën një urë teksa udhëtonte në një zonë malore të Kalivaçit në Lezhë. Si pasojë, drejtuesi Tonin Ndreca ka humbur jetën.

Aksidenti është shënuar gjatë orëve të natës. Nuk dihet ende se sa është sasia e lëndës narkotike të gjetur në automjetin tip Benz.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit   duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi. Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

OPINIONE