Bota

Aksioni antidrogë Shqipëri-Itali, Prokurori i Barit: Mes 37 të arrestuarve ka edhe zyrtarë shtetërorë!

Deklarata të forta kanë dhënë gjatë Konferencës së Përbashkët për shtyp drejtuesit e lartë të akuzës Italiane.

Prokurori i Barit dhe numri dy i Eurojust, Filipo Spezia është shprehur se në këtë operacion anti-drōge janë angazhuar skuadrat më të përgatitura të cilat janë vënë përballë grupit krīminal, në të cilin janë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë.

“Autoritetet kanë krijuar aleancë kundër krīmit. Operacioni u koordinua nga Eurojust.

Kjo skuadër e vendosur përballë grupit krīminal, është skuadra më e përgatitur për t’u vënë përballë krīmit. Duhet të merret shembull për të ardhmen dhe për të gjithë vendet e tjera. Krīmi shqiptar përdor tashmë kufijtë detarë.

Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe dua të evidentoj diçka shumë të rëndësishme. Kemi nevojë për vëmendje gjatë gjithë kohës, ta kemi “shqisën” e zgjuar. Kjo strukturë që u vu përballë këtij grupi goditi në kohën e duhur”, tha Spezia.

Ndërkohë mësohet se autoritetet italiane kanë insistuar që asnjë emër të mos bëhet publik pasi hetimet ende vijojnë./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA