Aksoy: Asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë në rezultatet e zgjedhjeve të një vendi tjetër

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy bëri të ditur se asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë në rezultatet e zgjedhjeve të një vendi tjetër.

Hami Aksoy u përgjigj me shkrim në një pyetje në lidhje me deklaratat e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Palladino për zgjedhjet vendore në Turqi të mbajtura më 31 mars.

Duke vënë në dukje se Turqia është një shtet demokratik dhe ligjor dhe se zgjedhjet vendore të 31 marsit janë zhvilluar në një atmosferë demokratike, transparente, paqësore dhe të qetë, zëdhënësi Aksoy tha: “Është thelbësore që elektorati të pasqyrohet plotësisht në rezultatet e votimit dhe të gjithë duhet të respektojnë luftën ligjore dhe demokratike të treguar në këtë kuadër”.

Zëdhënësi Aksoy në mes tjerash e bëri këtë vlerësim: “Legjitimiteti i zgjedhjeve është vullneti i popullit. Ndërkaq Këshilli i Lartë Zgjedhor është organi që do të përcaktojë se si është shfaqur ky vullnet në kutitë e votimit dhe do t’i vlerësojë dhe përfundojë proceset e apelimit. Asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrë të paligjshme dhe antidemokratike në rezultatet e zgjedhjeve të një vendi tjetër dhe nuk është i autorizuar që ta shohë veten si burim legjitimiteti për rezultatet e zgjedhjeve. Qasja antidemokratik dhe zakonet në asnjë mënyrë nuk errësojnë pjekurinë demokratike të Turqisë. Me pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet vendore të 31 marsit populli turk ka treguar përkushtimin e tij ndaj demokracisë. Në anën tjetër përzgjedhja e stabilitet dhe sigurisë e popullit turk konfirmohet edhe me rezultatet e dala nga kutitë e votimit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne