Aksoy: Politika greke të kujton praktikat naziste

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, kritikoi ashpër politikën e Greqisë.

Aksoy, në një deklaratë me shkrim të bërë në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në mediat sociale tha se “Kjo është dëshmi konkrete e politikave të paqëndrueshme, të paligjshme dhe çnjerëzore të ndjekura nga ky vend”.

Duke bërë të ditur se Greqia i trajton emigrantët si armiq dhe kjo i kujton praktikat naziste, Aksoy tha: “Greqia nuk mbron kufijtë e Bashkimit Evropian (BE) siç pretendon me këto praktika të turpshme në emër të njerëzimit, përkundrazi, shkel ato të parimeve dhe vlerave mbi të cilat është themeluar BE-ja”.

Hami Aksoy vuri në dukje se qëndrimi i Greqisë shkelte Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe shumë konventa të Kombeve të Bashkuara për refugjatët në të njëjtën kohë.

Zëdhënësi Aksoy theksoi gjithashtu se Greqia është në rrugën e gabuar edhe për çështjen në Libi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Memorandumi i mirëkuptimit që kemi me Qeverinë legjitime të Libisë është në interes të të gjithë libianëve e jo vetëm të një pjese të caktuar në Libi. Nëse Greqia ka ndonjë problem në vend që të flasë pas nesh ajo duhet të ulet dhe të bisedojë me ne dhe Qeverinë legjitime të Libisë”.

Aksoy kritikoi gjithashtu qëndrimin e ministrit grek Dendias ndaj pakicës turke në vendin e tij.

“Ndërkohë që Dendias përcakton pakicën greke në Shqipëri si minoritetin kombëtar grek, fakti që nuk e quan pakicën turke në vendin e tij si turq është hipokrizi. Dendias nuk dëshiron të kujtojë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Greqinë për këtë çështje”, bëri të ditur Aksoy./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne