Aktakuza për krime lufte/ Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shtyn konferencën e paralajmëruar për sot

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pritej që sonte t’i drejtohej qytetarëve të Kosovës me një fjalim nga zyra e tij.

Por ky paralajmërim ka ndryshuar. Nga Zyra e Presidentit Thaçi kanë njoftuar se konferenca i tij shtyhet për nesër në ora 20:00.

Thaçi pritet të bënte deklaratën e parë publike pas aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit Special, që e akuzon për krime lufte.

Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne