Aktori turk me origjinë shqiptare Kivanc Tatlitug zë vendin e WentWorth në Hollywood

Fama e Kivanç Tatlitug i ka kaluar kufijtë e Ballkanit. Ai është shumë i njohur dhe ka një numër të madh fansash edhe në Amerikën latine, por me sa duket ai ka një tjetër synim, Hollywood-in. Është folur prej kohësh se Kivanç është duke shqyrtuar një sërë ofertash nga regjisorë amerikanë.

Së fundmi, mediat turke kanë shkruar se aktori turk do t`i rrëmbejë rolin aktorit të njohur Wentworth Miller, në serialin “Prision Break”. Ai do të interpretojë në sezonin e ri të serialit, rolin protagonist të Michael Scofield dhe do të paguhet me një shumë të majme, që sipas mediave turke kap vlerën e 280 mijë lirave në sezon.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne