Akuza për krime lufte, Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar këtë të premte pas aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Thaçi ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë së Specializuar për ngritje të aktakuzës për krīme lufte ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Thaçi përmes një postimi në Instagram shkruan se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu të njëjtin shkrim Thaçi e ka vendosur edhe tek fotoja e tij e coverit në Facebook./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne