Akuzat, Carl Bildt: Hashim Thaçi mund të arrestohet

Ish kryeministër i Suedisë dhe aktualisht bashkëkryesues i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt ka deklaruar se Hashim Thaçi mund të arrestohet.

“Nëse akuzat që janë bërë tani publike konfirmohen, atëherë ai praktikisht përballet me arrestimin, dhe do të shkojë në Hagë ku do të përballet me një proces gjyqësor të gjatë e të komplikuar, ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë një problem.

Do të zgjasë me vite. Dhe kjo padyshim do të shkaktojë pështjellim të madh në politikën e Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i PDK, Kadri Veseli akuzohen nga prokurori special në Hagë se kanë kryer krime lufte.

Thaçi ende nuk ka dhënë një reagim, ndërsa ka njoftuar se do të flasë të dielën.

“Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, tha dje Thaçi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne