Akuzohet për korrupsion nga SPAK, gjyqtarja Margjeka e revoltuar: Po më godasin, pse nuk i dhashë mandatin kryebashkiakes së Durrësit, ato zgjedhje ishin nul. Seanca të jetë publike

Gjyqtarja Mimoza Margjeka thotë se është goditur politikisht. Sipas saj akuzat që i janë drejtuar nuk qëndrojnë.

Teksa hodhi akuza ndaj SPAK tha se do të kërkonte që seanca ndaj saj të jetë publike.

“Do kërkoj shfuqizim është absurditet. Është përrallë është thashë e them. Unë do kërkoj foni jashtë.

Salla ishte shumë e madhe. Le të futen gazetarët. Kjo është çështje sensitive.

Këto janë fjalë propagandistike për të më goditur. Unë dyshoj që është tendencë.

Jam i vetmi gjyqtar që nuk kam dhënë një mandat bashkie. Nuk ka prova, është absurditet.

Unë do kërkoj që seanca të jetë publike.

Të nxjerrin një foni. Janë fjalë propagandistike. Dhe jam e çuditur. Kanë goditur reputacionin tim.

Dyshoj që është tendencë. Nëse dikujt i del diçka. E dini mirë çfarë kam dhënë.

Është nul kam thënë, nuk ishin zgjedhje ato.

E vetmja gjyqtare që nuk i kam dhënë një kryebashkiakeje mandatin. Unë do kërkoj që seanca të jetë publike”, tha Margjeka!/beratitv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne