Albana Vokshi:Na duhet një kryeministër normal, jo një polic sadist që frymëzon dhunë

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi publikoi sot në rrejt një video që tregonte disa policië spanjollë që këndonin për fëmijët në karantinë nga koronavirusi.

Këtë video, ajo thotë se e ka postuar për të treguar se si është policia e një vendi demokratik, ndryshe nga sa e paraqiti kryeministri Rama, i cili një ditë më parë hodhi gabimisht në rrjet një video dhune të policisë algjerianë gjatë një proteste.

Rama tha se videoja tregonte sjelljen e policisë spanjonje ndaj qytetarëve që shkelnin karantinën, por pak më vonë pranoi që gabimisht kishte postuar një video nga disa protesta në Algjeri.

STATUSI I PLOTE

Këngë për fëmijët, jo dhunë me shkop gome. 😍 Shikoni si ndryshon si nata me ditën policia algjeriane që Edi Rama e promovon për dhunën kundër qytetarëve 👎 me policinë europiane të një vendi demokratik si Spanja.

Policë që këndojnë dhe argëtojnë në distancë fëmijët. Video është e datës 17 Mars në një rajon të Spanjës së izoluar prej koronavirusit. Duke konsideruar argëtimin e fëmijëve në karantinë si shërbim për komunitetin, mesazhi i policisë spanjolle është frymëzues:

“Ky është gjithashtu një shërbim për qytetarin. Oficerët e policisë @PolprAlmeria janë gjithmonë duke u kujdesur për më të voglin e shtëpisë. Kjo është @policia juaj ”, kanë shkruar ata në Twitter. ❤

Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë 3 herë në ditë nga kryeministri fjalime me kërcënime, me dhunë dhe mallkime.

😷 Si njeri me dy fytyra, Edi Rama paguan për një ditë 22 milionë për 4 ndërtues, por akoma nuk ka lëshuar asnjë qindarkë për pagat e qytetarëve që po rrinë të detyruar në shtëpi, për bizneset e mbyllura, për shëndetësinë e dobësuar akoma më shumë nga koncesionet e tij korruptive.

Kjo kohë e vështirë na ka treguar se ne, më shumë se kurrë, nuk kemi nevojë për një polic sadist në krye të qeverisë, por për një kryeministër normal, që qetëson qytetarët, i inkurajon ata, nuk i përçan, por i bashkon./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne