Albin Kurti: “I mbështes protestuesit e Teatrit, ata që rrezistojnë sot fitojnë nesër”

“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave”.

Keshtu ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Sipas liderit të Vetëvendosjes, shqiptarët duhet të jenë mbrojtësit e çdo cepi të kulturës kombëtare.

I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, thotë Kurti në reagimin e tij./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne