Albin Kurti: Në Washington u krijua “Jugosllavia e Katërt” nga kryeministri Hoti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka vendosur edhe një emër të ri Marrëveshjes së 4 Shtatorit të arritur në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E ka pagëzuar si marrëveshje që krijon “Jugosllavinë e Katërt”.

Kurti shprehet se kjo Jugosllavi e re krijohet përmes zonës së Minishengenit përmes të cilës palës serbe do t’i mundësohet të ketë hegjemoni ekonomike mbi shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, në këtë Jugosllavi të Katërt, do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe e do të shpresojnë se do të marrin tarifa rrugore prej kamionëve të Serbisë.

Sepse prodhuesit tanë do të mbeten të pambrojtur”, ka thënë Kurti, në një adresim para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se Avdullah Koti ka nënshkruar koncesionet më të mëdha që Serbisë i janë bërë prej Kosovës qysh prej pasluftës.

“Serbia fitoi edhe rehabilitimin e plotë para botës. Kishte dekada që një president i Serbisë nuk shkonte në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi Kurti./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne