Albina Deda: Ka edhe katolik te mire…

Ka dy dite qe mediat e hashashait me urdher kryeministror shperndajne te paverteta dhe shkeputje jo kontekstuale lidhur me nje prononcim te z.Basha mbi katoliket ne te majten politike shqiptare., -Se pari asnje media apo politikan serioz nuk serviret ne politike dhe debate me fraza e sofizma te shkeputura djallezisht nga konteksti e realiteti.

Kjo lloj propagande eshte ne genin mashtrues te Edi Rames dhe sojit te tij te cilet jo vetem nuk jane religjioze a simpatizante te katolicizmit por ateiste te kulluar e pinjolle besnike te atyre eterve kriminele qe burgosen e martirizuan gjithe klerin katolik shqiptar per 5 dekada.-

Se dyti konstatimi i z.Basha ne intervisten e tij tekstuale paraqet nje realitet te dhimbshem por te vertete. Nuk eshte PD-dhe z.Basha qe injorojne e denigrojne bashkesine katolike shqiptare por personalisht Edi Rama te cilin e tmerrojne konservatorizmi, atdhetaria, krenaria, kultiviteti qe kane vend te komuniteti i krishtere.

Me shume se cdo gje Ramen dhe te tijet i terbon antikomunizmi i cili eshte ne qenesine tone. Por Rama ka zgjedhur te denigroje katoliket me forma tipike te trukuara komuniste duke tubuar politikisht elementet me te shemtuar dhe te lincuar te komunitetit tone. Po kujt i mbush mendjen ky prevers idiot se mund te vihet shenje barazimi mes Gurakuqit e Mark Frrokut apo mes Dom Ndre Mjedes e Paulin Sterkes.

A mos i duket Armando Prenga si Marash Ivanaj apo Arben Ndoka si Pader Fishta. Miq! Te mashtrohesh nga dokrra te tilla eshte njelloj si ta marresh Gramoz Ruçin per Volter apo Sadri Abazin per iluministin Ruso! Basha dhe PD-ja jane binomi serioz qe respektojne dhe perçojne vlerat me te nalta te krishterimit si dhe parimet e tij te shenjta konservatore. Paradoksi qendron ne realitetin propagandistik mjeran me te cilin operon banda e kuqe simbol i shemtuar i perversitetit njerezor dhe amoralitatit politik. Populli thote se genjeshta i ka kembet e shkurtera por genjeshtrat e Edi Rames jane pa kembe, butake qe zvarriten dhe jargiten si ai vete.

Ne konkluzion mund te them se intervista e z.Basha eshte jo vetem korrekte ne pikpamje njerezore, politike e fetare por nje kontribut qe komuniteti yne i nderuar katolik te riproklamoje vlerat e tij te çmuara dhe resurset humane qe i ka te bollshme edhe ne rradhet politike te se majtes. Se te djathtet jane perfaqesuar gjithmone denjesisht qe nga themelimi i shtetit te pare shqiptar ne Vlore ne 1912.

Rama e ndermori kete sulm duke u servirur me genjeshtra jo vetem per propagande elektorale. Por i gjendur pa goje e pergjigje perballe akuzave te z.Berisha se ai urrente Veriun ai perdori halabaket e krimit si deshmi te “dashurise”per Veriun fisnik e antikomuniste te Shqiperise.

Albina Deda, Deputete e PD Qarku Lezhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne