Algjerianët mbështesin ministrin Çavusoglu për reagimin ndaj Francës

Përgjigjja që ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i dha në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, parlamentares franceze Sonia Krimi lidhur me reagimin e saj për ngjarjet e vitit 1915, ka shkaktuar jehonë në rrjetet sociale.

Ka gjetur mbështetje të madhe në rrjetit sociale përgjigjja që ministri Çavusoglu dha ndaj fjalëve të parlamentares fraceze Krimi, e cila ishte pjesëmarrëse në seminarin e 99-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP-NATO) dhe në takimin e përbashkët të Grupit të Posaçëm për Lindjen e Mesme dhe Mesdheun, i cili u zhvillua në Antalia nën organizimin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Postimi me mesazhin “përgjithmonë nën hijen tënde”, bërë me flamurin turk në “Instagram” nga Çavusoglu që në ditën e parë të takimit Asamblesë Parlamentare të NATO, ka marrë mbështetje nga një numër i madh algjerianësh që kanë postuar edhe flamujt e tyre.

Shumë përdorues algjerianë nën postimin e Çavusoglusë kanë shprehur falënderime duke vendosur njëri pas tjetrit flamujt e Turqisë dhe të Algjerisë.

Në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO, shefi i diplomacisë turke qe shprehur me këto fjalë: “Franca është vendi i fundit që mund t’i japë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori. Sepse ne nuk kemi harruar atë çfarë ndodhi në Ruandë dhe Algjeri. Franca le të shohë të kaluarën e saj të errët dhe të mos tentojë t’i japë leksion Turqisë.”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne