Bota

Ali Larixhani: SHBA-ja bllokoi ndihmën e Kryqit të Kuq gjatë përmbyetjeve në Iran

Pavarësisht njoftimit të bërë, SHBA-ja ka bllokuar ndihmën humanitare të Kryqit të Kuq për Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, lajmëroi të shtunën kryetari i parlamentit iranian Ali Larixhani.

“Irani nuk ka marrë as një dollar nga Kryqi i Kuq për shkak të masave dhe sanksioneve të Shteteve të Bashkuara,” theksoi ai duke vënë vërejtjet në një takim me stafin e Parlamentit të Iranit.

Shirat e jashtëzakonshme që nga 19 marsi 2019 kanë përmbytur rreth 1,900 qytete dhe fshatra në të gjithë Iranin, duke mbytur 56 vetë, sipas ministrit të brendshëm Rahmani Fazli dhe duke shkaktuar qindra miliona dollarë dëmtim të bujqësisë iraniane. Përmbytjet kanë prekur disa krahina në veri dhe në perëndim të vendit duke përfshirë Gulestanin, Mazandaranin, Lorestanin dhe Kuzestanin.

Për të zbutur efektet e përmbytjeve që kanë goditur disa krahina të Iranit në ditët e fundit, Franca dhe Gjermania kanë dërguar ndihma humanitare urgjente në Iran.

Burimi : Mehr News Agency / ml

OPINIONE