Altun: Shprehjet e Presidentit Erdogan janë nxjerrë jashtë kontekstit

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun bëri të ditur se shprehjet e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në lidhje me anzakët janë nxjerrë nga konteksti.

Në një postim të bërë në gjuhën angleze në median sociale Twitter, Altun tha se në objektiv të fjalëve të Presidentit Erdogan ishte i ashtuquajturi manifesti i terroristit, i cili vrau 50 myslimanë në qytetin Christchurch në Zelandën e Re.

Altun në lidhje me fjalimin e Presidentit Erdogan të mbajtur në kuadër ceremonisë së shënimit të 18 Marsit, Ditës së Dëshmorëve dhe 104-vjetorit të Fitores së Luftës së Çanakalasë shkroi kështu: “Fatkeqësisht shprehjet e Presidentit Erdogan janë nxjerrë nga konteksti. Ai i përgjigjej manifestit të terroristit, i cili vrau 50 myslimanë të pafajshëm në Christchurch të Zelandës së Re. Turqit çdoherë kanë qenë miqësorë dhe mikpritës të mysafirëve anzakë. Manifesti i terroristit nuk mori në objektiv vetëm Erdoganin personalisht, në të njëjtën kohë në objektiv ishin edhe shtetin dhe popullin turk. Gjatë fjalimit të mbajtur në përvjetorin e Fitores së Luftës së Çanakalasë, Presidenti ka përshkruar pikëpamjet e tij në një kontekst historik të sulmeve të kaluara dhe që vazhdojnë ende ndaj Turqisë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne