Altun: Turqia ka arrestuar të gjithë pjesëtarët e familjes së Bagdadit

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun deklaroi se përfshi edhe bashkëshorten, janë arrestuar të gjithë pjesëtarët e familjes së liderit të vrarë të organizatës terroriste DAESH, Ebubekir el-Bagdadi.

Altun bëri një postim në anglisht në median sociale Twitter në lidhje me kapjen e bashkëshortes së liderit të DAESH-it, el-Bagdadi.

“Turqia ka arrestuar të gjithë pjesëtarët e familjes së liderit të vrarë të organizatës terroriste DAESH, Ebubekir el-Bagdadi, përfshi edhe bashkëshorten e tij. Kushdo që dyshon në vendosmërinë tonë për të ndjekur të gjitha organizatat terroriste, duhet të hedhë edhe një herë vështrimin nga suksesi i qeverisë turke për kapjen e terroristëve qoftë të DAESH-it, PKK-së, YPG-së, apo organizatave të tjera terroriste”, shkroi në mesazhin e tij Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne