Ambasada bashkë me Shoqatën e Miqësisë “Shqipëri-Rusi” organizuan një aktivitet në ambjentet e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë

Poeti rus Vladimir Masallov, i cili erdhi për herë të tretë në Shqipëri, në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rusisë drejtoi ceremoninë e dekorimit të përkthyesit shqiptar Vangjush Ziko me medaljen “Aleksandër Pushkin”. Medalja iu dha familjarëve të z. Ziko, i cili momentalisht jeton jashtë shtetit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në promovimin e kulturës ruse në Shqipëri. Z. Ziko ka përkthyer gjithsej mbi 200 vepra të autorëve rusë.

Gjithashtu, një dekoratë iu dha drejtorit të shtëpisë botuese “Argeta-LMG” z. Mehmet Gëzhilli.

Në takim morën pjesë Ambasadori i Rusisë në Tiranë z. Aleksandër Karpushin, kryetari i Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi” z. Avni Xhelili dhe kryetarja e degës së Shoqatës në Korçë znj. Irena Nikaj. Para ceremonisë Ambasadori Karpushin dhe z. Masallov zhvilluan edhe një takim me rektorin e Universitetit “Fan S. Noli” z. Ali Jashari.

Falënderojmë jashtë mase të gjithë pjesëmarrësit për atmosferën e ngrohtë dhe tejet miqësore që na dhuruat gjatë aktivitetit!

Burimi: Ambasada ruse ne Shqiperi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne