Ambasada e Rusisë mesazh urimi për kreun e KMSH-së

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, z. Alexander Karpushin ka uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.

Në urimin e tij, z. Karpushin shpreh konsideratën e tij dhe bindjen e plotë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën drejtimin e z. Spahiu do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve fetare të myslimanëve të Rusisë dhe Shqipërisë, në çështjen e ruajtjes së vlerave shpirtërore e morale, konsolidimin e harmonisë ndërfetare që ekziston në vend dhe forcimin e idealeve shekullore të paqes.

Urimi i Plotë

l nderuar z. Bujar Spahiu,

Më lejoni t’Ju përcjell urime të sinqerta për zgjedhjen Tuaj në postin e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Shpresojmë në bashkëpunimin tonë të mëtejshëm me qëllim thellimin e lidhjeve ruso-shqiptare fetare, kulturore e humanitare.

Shpresojmë që puna Juaj në një detyrë kaq të lartë dhe të rëndësishme do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve fetare të myslimanëve të Rusisë dhe Shqipërisë. Në gjithë botën është i dukshëm kontributi i lartë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në çështjen e ruajtjes së vlerave shpirtërore e morale, konsolidimit të harmonisë ndërfetare që ekziston në vend dhe forcimit të idealeve shekullore të paqes.

Ju ruajtë Allahu!

Me respekt,

A.P.KARPUSHIN

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne