Ambasada e SHBA njoftim për amerikanët në Shqipëri: Nëse doni të largoheni këto ditë, ja ku duhet të aplikoni

Ambasada e SHBA-ve me anë të një njoftimi bën me dije se ka marrë informacion për dy fluturime të shtetasve amerikanë nga Shqipëria për në qytete europiane dhe më pas për në Amerikë.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se qytetarët amerikanë që duan të ikin me këta dy fluturime, duhet të aplikojnë online në adresën e poshtë-shënuar.

Postimi:

Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi dy fluturime që mund të udhëtojnë për në qytete europiane, nga ku pasagjerët mund të marrin fluturime për në Shtetet e Bashkuara.

Nëse je qytetar amerikan dhe dëshiron të largohesh nga Shqipëria, dërgoni një email sot, përpara orës 10:00 (ora shqiptare) në ACSTirana@state.gov

Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2WPULbj

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne