Ambasadori i ri i Amerikës arrin në Palestinën e okupuar

Daid Fridmen, ambasadori i ri i Amerikës, arriti në Palestinën e okupuar (Izrael).

Agjencia e lajmeve “Palestine Today” njoftoi se David Fridmen, ambasadori i ri i Amerikës, të hënën arriti në Izrael. Fridman të martën do t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit të regjimit sionist dhe në mënyrë zyrtare do ta fillojë punën e tij. Ai pas arritjes në Izrael, ka vizituar Kodsin e okupuar. David Fridmen është një prej përkrahësve më të mëdhenj të regjimit sionist dhe politikës së tij për vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Ai më par kishte thënë: “Me padurim pres që të punojë në ambasadën e Amerikës në Jeruzalem, kryeqytetin e përhershëm të Izraelit”. Ai e një gjuhen hebraishte dhe ka disa prona personale në territoret e okupuara palestineze./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne