Ambasadori rus në Shqipëri mesazh urimi me rastin e Ditës së Rusisë

Ambasadori i Rusisë në Tiranë Mikhail Afanasiev ka dhënë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Rusisë.

Çdo vit, më 12 qershor, nga Kaliningradi në Anadir, nga Murmansku në Derbent, populli rus kremton Ditën e Rusisë, një festë relativisht e re, por, ndoshta, këtu edhe qëndron veçantia e saj.

Kjo ditë simbolizon një Rusi të re, të përtërirë, një shtet modern, me një zhvillim dinamik, histori shekullore, kulturë unike, zbulime të mëdha shkencore, fitore në fushën ushtarake e profesionale, dhe një politikë të jashtme të pavarur shumë-vektoriale, shkruhet në mesazhin e tij.

Mesazhi në faqen zyrtare të Ambasadës Ruse në Tiranë

Tiranë, 12 qershor 2020

Të nderuar bashkatdhetarë!
Të dashur miq!

Çdo vit, më 12 qershor, nga Kaliningradi në Anadir, nga Murmansku në Derbent, populli rus kremton Ditën e Rusisë, një festë relativisht e re, por, ndoshta, këtu edhe qëndron veçantia e saj. Kjo ditë simbolizon një Rusi të re, të përtërirë, një shtet modern, me një zhvillim dinamik, histori shekullore, kulturë unike, zbulime të mëdha shkencore, fitore në fushën ushtarake e profesionale, dhe një politikë të jashtme të pavarur shumë-vektoriale. Me këtë ditë rusët lidhin shpresat e tyre për prosperitetin e Atdheut, një jetë të qetë dhe të begatë, forcimin e mëtejshëm të prestigjit ndërkombëtar të Rusisë dhe bashkëpunimin e frytshëm me vendet e tjera të botës.
Kjo festë na lejon të ndiejmë përfshirjen tonë në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Atdheut. Më shumë se një mijë vjet përvojë e organizimit shtetëror rus ka vërtetuar se fati i vendit tonë varet vetëm nga ne të gjithë. Prandaj, është kaq e rëndësishme të vlerësohet, mbrohet dhe shtohet, për të mirën e Atdheut, trashëgimia e tij e pasur, e krijuar me mund heroik nga brezat e mëparshëm.

Ne e kuptojmë se forca e Rusisë qëndron në unitetin e saj, ndërsa garancia e begatisë së Atdheut tonë qëndron në harmoninë civile, ndëretnike dhe ndërfetare, në punën e ndershme dhe konstruktive, respektimin e traditave dhe nderimin e të parëve tanë. Le të mbetet kjo ditë përgjithmonë një simbol i unitetit kombëtar të Rusisë!

Sot, së bashku me ne, Dita e Rusisë festohet jo vetëm nga qytetarët e vendit tonë të pakufijshëm, por edhe nga të gjithë miqtë e tij, ata që lidhin ndjenjat dhe mendimet e tyre të mira me Rusinë, duke dashur në mënyrë të sinqertë një bashkëpunim të frytshëm me të. Fatkeqësisht, situata aktuale epidemiologjike nuk na lejon të mbajmë një pritje vjetore për t`u takuar personalisht me ju dhe për të festuar së bashku këtë festë të mrekullueshme. Shfrytëzoj këtë rast për t’u uruar të gjithë miqve dhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në këtë vend suksese në të gjitha punët dhe nismat tuaja, ndërsa popullit të Shqipërisë – lulëzim e begati.

Viti 2020 është veçanërisht i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe ruso-shqiptare. Që nga viti 1990, jo vetëm që fillon organizimi shtetëror rus i përtërirë, por edhe marrëdhëniet moderne midis vendeve tona. Në korrik, ne do të shënojmë një nga datat kryesore në historinë e përbashkët të popujve të Rusisë dhe Shqipërisë, 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Gjatë 30 viteve të fundit, Moska dhe Tirana kanë akumuluar një potencial të konsiderueshëm për bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe kanë krijuar bazën e vazhdimësisë së tij të mëtejshme. Jam i bindur se, pavarësisht gjithë vështirësive dhe kontradiktave të situatës aktuale ndërkombëtare, ne do të jemi në gjendje të ruajmë prirjen për zhvillimin e mëtejshëm të të gjithë kompleksit të marrëdhënieve dypalëshe, bazuar në parimet e pragmatizmit, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë të interesave tona. Ne jemi të hapur për bashkëpunim të dobishëm reciprok dhe në asnjë rrethanë nuk e refuzojmë atë. Kemi hapësira të mjaftueshme për t’u rritur dhe zhvilluar – Rusia dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta në fushat e tregtisë, turizmit, arsimit, energjisë dhe në shumë degë të tjera.

Lë t’i shërbejnë mirëkuptimi i ndërsjellë, miqësia, potenciali krijues dhe intelektual i popujve tanë zhvillimit të mëtejshëm dhe lulëzimit të marrëdhënieve ruso-shqiptare. Gëzuar festën, miq të dashur! Gëzuar Ditën e Rusisë!

#ДеньРоссии #RussiaDay #ДеньРоссии2020 #RussiaDay2020 #Албания

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne