Ambasadori turk: Kontributi i Turqisë në NATO është i vyer

Ambasadori turk dhe nënsekretari i përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike, Tacan Ildem, në një prononcim të bërë për AA-në, tha se Turqia është një aleate e rëndësishme e NATO-s që ka dhënë kontribute të vlefshme për aleancën.

“Turqia, e cila ka qenë një anëtare e rëndësishme e aleancës së NATO-s që nga viti 1952, mbetet një nga aleatet më të rëndësishme, që ka dhënë kontribute të vlefshme për aleancën në një hapësirë gjeografike kritike” tha Ildem.

“Turqia ka dhënë kontribut të madh edhe në misionet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë dhe në luftën kundër DAESH”, tha ai.

Ildem tha gjithashtu se Turqia është aleati i vetëm i NATO-s që vuan më shumë nga terrorizmi.

“NATO është në unitet dhe solidaritet në luftën kundër të gjitha llojeve të terrorizmit”, tha ai.

Ai tha se ministrat e jashtëm të NATO-s do të mblidhen në prill dhe një takim i ministrave të mbrojtjes do të mbahet në qershor.

Ai tha se struktura e re e komandës së NATO-s u diskutua në takimin e mëparshëm të ministrave të mbrojtjes në shkurt. Ai shtoi se struktura e komandës lejon që 29 aleatë të lëvizin së bashku në tokë, në dete dhe në ajër, si dhe në hapësirën kibernetike.

Ildem tha gjithashtu se pritet të krijohet si pjesë e komandës së re, një komandë e forcës së përbashkët në Atlantikun e Veriut për të siguruar transportin detar midis Evropës dhe Amerikës së Veriut dhe një qendër operacionesh kibernetike.

Marrëdhëniet NATO-BE pritet të diskutohen gjatë samitit në korrik, i cili do të mbahet në kampusin e ri të selisë së aleancës.

Rikujtojmë se Turqia përkujtoi në mes të shkurtit 66-vjetorin e anëtarësimin në NATO./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne