Bota Islamofobi

Amerika arreston gazetaren e konvertuar në Islam që punon për median shtetërore iraniane Press TV

Një gazetare amerikane që punon për median iraniane Press TV në gjuhën angleze, është arrestuar nga autoritetet amerikane për akuza të paspecifikuara, tha transmetuesi shtetëror të mërkurën.

59 vjeçarja Marzieh Hashemi u arrestua me të mbërritur në aeroportin ndërkombëtar St Louis Lambert të dielën dhe u transferua nga FBI në një institucion të ndalimit në Uashington DC, tha presstv.

“Të afërmit e saj nuk mundën dot që të kontaktonin me të, ndërsa asaj iu lejua të kontaktojë vetëm me vajzën e saj vetëm dy ditë pas arrestimit”, njoftoi transmetuesi iranian.

“Hashemi i tregoi vajzës së saj se e kishin lidhur me pranga dhe e kishin trajtuar sikurse një kriminele”.

Disa burgje lokale përreth Uashingtonit thanë se gazetarja e arrestuar nuk ndodhej në ambjentet e tyre të paraburgimit. Zyrtarët e FBI-së akoma nuk kanë bërë deri tani ndonjë koment.

E lindur me emrin Melanie Franklin, Hashemi gjendej në Shtetet e Bashkuara për të vizituar familjen e saj.

Muslimanja e konvertuar u citua të thoshte nga media në të cilën punonte se ajo ishte ndaluar të praktikonte besimin e saj islam dhe të mbante shaminë e saj në kokë. Asaj gjithashtu i ishte ofruar për të ngrënë mish derri, i cili është i ndaluar në Islam.

Të vetmin ushqim që ajo ka pasur gjatë dy ditëve të fundit ka qenë një “pako biskotash”, citohet nga presstv që të ketë thënë Hashemi.

Trajtimi i saj nuk është verifikuar akoma në mënyrë të pavarur.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane bëri thirrje të mërkurën për lirimin e saj të menjëhershëm .

“Ne e dënojmë arrestimin e paligjshëm të Marzieh Hashemit, gazetares dhe prezantueses të PressTV dhe trajtimin çnjerëzor të saj në burg në Uashington,” raportohet nga agjensia shtetërore e lajmeve IRNA të ketë thënë Bahram Qasemi.

Lajmi për arrestimin e Hashemit vjen në mesin e tensioneve të rritura midis Iranit dhe SHBA-së.

Gjatë udhëtimit të tij të fundit në Lindjen e Mesme, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA-ja po i “dyfishon” përpjekjet për të ushtruar presion ndaj Iranit, të cilin e akuzoi atë për destabilizim të rajonit.

Pompeo u zotua të “dëboje çdo çizmë të fundit iraniane” nga Siria dhe u kërkoi rivalëve rajonalë që të bëhen bashkë për t’u përballur me Iranin.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore që u arrit në vitin 2015 me Iranin dhe i rivendosi sanksionet kundër Teheranin, ndërkohë që partnerët e tjerë të marrëveshjes, përfshirë Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë kërkuar që ta ruajnë atë./aljazeera/gazeta Impakt

OPINIONE