Bota

Amerika mundohet t’i kthejë MEK në Irak, pa informimin e Bagdadit

Një agjenci e lajmeve irakiane ka bërë të ditur përpjekjet e Amerikës për t’i kthyer terroristët e organizatës Muxhahedin Khalk (MEK) në territorin e Irakut, pa informimin dhe lejen e qeverisë së Bagdadit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se agjencia e lajmeve Al-Ghadir të e Irakut të shtunën një lajm duke cituar ekspertët e çështjeve të sigurisë të cilët kërkuan të mbesin anonim, ka thënë se sipas informacioneve të mbledhura, Amerika po trajnon pjesëtarët e grupit terrorist MEK në bazat ushtarake të saj në Kurdistanin e Irakut.

Ky burim ka shtuar se këto informacione tregojnë se forcat amerikane së fundi kanë transferuar edhe një numër të pjesëtarëve të grupit terrorist MEK në bazat ushtarake të tyre në Kordistanin e Irakut dhe atje po trajnojnë dhe po armatosin ata.

Ekspertët e çështjeve të sigurisë gjithashtu kanë kërkuar nga qeveria e Irakut që të kundërshtojë kthimin e terroristëve të MEK në territorin e këtij vendi, si dhe t’i vendos ata nën përndjekje të organeve gjyqësore të Irakut për shkak të kryerjes së krimeve kundër qytetarëve irakianë gjatë periudhës së ish-regjimit diktator të Sadam Husejnit.

Burimet zyrtare akoma nuk kanë reaguar në lidhje me këtë çështje.

Grupi terrorist MEK ka qenë aleat i ish-diktatori irakian Sadam Husejn dhe me mbështetjen e Amerikës ka marrë pjesë edhe në luftën e ish-regjimit Ba’th të Irakut kundër Iranit dhe në shtypjen e kryengritjeve dhe lëvizjeve popullore të Irakut nga ana e regjimit të Sadam Husejnit duke kryer në këtë mënyrë krime të mëdha kundër qytetarëve irakianë dhe duke ndihmuar vazhdimisht ish-diktatorin irakian.

Disa vite pa rrëzimit të regjimit të Sadam Husejnit, populli dhe liderët e qeverisë irakiane pavarësisht mbështetjes së perëndimit dhe Amerikës ndaj këtij grupi terrorist, më në fund me insistimin e tyre, arritën t’i dëbojnë tërësisht terroristët e organizatës MEK nga territori i Irakut. Më 10 shtator të vitit 2016, zyra e kryeministrit të Irakut me anë të një deklarate, e shpalli të mbyllur dosjen e grupit terrorist MEK në Irak dhe e konsideroi atë si përfundim të fazës së fundit të kapitujve të dosjeve përkatëse me vuajtjet e popullit të Irakut nga lufta dhe shtypja.

Zyra e ish-kryeministrit irakian Hejdar Ebadi në atë kohë theksoi se qeveria e Irakut me dëbimin e grupit të fundit të terroristët e grupit MEK, në mënyrë të plotë i ka dhënë fund pranisë së këtyre terroristëve në Irak dhe ka mbyllur tërësisht dosjen e tyre./ parstoday

OPINIONE