Bota

Amerika përgjegjëse për masakrimin e fëmijëve jemenas nga sauditët

Kryetari i Komitetit Suprem Revolucionar të Jemenit, Muhamed Ali al-Huthi, ka dënuar me forcë sulmin vdekjeprurës të avionëve të Arabisë Saudite kundër një autobusi që transportonte nxënës në krahinën veriperëndimore të vendit Sa’ada, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësi të plotë për masakrat saudite kundër fëmijëve jemenas.

“Ne i konsiderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i përgjithshëm i aleancës ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit, dhe të gjithë ata që po shërbejnë në këtë koalicion agresor, qofshin ata të Arabisë Saudite, Emirateve ose shtetas britanikë, përgjegjës për masakrën në Dhahian si dhe për të gjitha krimet e mëparshme kundër popullit jemenas “, tha të hënën al-Huthi në një fjalim në një ceremoni funerale për viktimat e masakrës në qytetin verior Sa’ada. Ai shtoi:” Në të vërtetë, Amerika është duke vrarë fëmijë dhe gra jemenas. Arabia Saudite po sulmon vendin tonë nën tutelën e Shteteve të Bashkuara. Do të ishte e pamundur që oficerët sauditë dhe amerikanë në qendrën komanduese të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite të kryenin masakrën e fundit nëse nuk do të kishin marrë dritën e gjelbër nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Arabisë Saudite të drejtën për të masakruar popullin jemenas.” 51 fëmijë jemenas nën moshën 10 vjeç u vranë dhe 77 të tjerë u plagosën në një sulm ajror të kryer nga avionët sauditë në qytetin Sa’ade në veriperëndim të Jemenit./ PT

OPINIONE