Amnesty International kërkon anulimin e dënimit me vdekje për aktivistet femra në Arabinë Saudite.

Organizata ndërkombëtare Amnesty International ka kërkuar anulimin e dënimit me vdekje për aktivisten e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave në Arabinë Saudite, Esra Gmamam.

Organizata mbrojtëse e të drejtave të njeriut Amnesty International, përpjekjet e autoriteteve saudite për të dënuar me vdekje aktivistët civilë në Arabinë Saudite e ka quajtur veprim të tmerrshëm dhe ka kërkuar ndërprerjen e këtyre dënimeve. Drejtori i departamentit të Lindjes së Mesme në organizatën Amnesty International ka thënë: Çdo dënim me vdekje është akt i tmerrshëm mirëpo dënimi me vdekje i aktivistëve civilë si Esra Gamgam dhe të tjerët është rast jashtëzakonisht i tmerrshëm. Prokuroria në Arabinë Saudite ka nxjerrë verdikt për dënim me vdekje për 5 aktivistë të të drejtave të njeriut. Esra Gamgam është një prej këtyre aktivistëve që për shkak të aktiviteteve për të drejtat e njeriut është dënuar me vdekje. Gamgam së bashku me bashkëshortin Musa Hesham janë arrestuar nën akuzën e pjesëmarrjes në një tubim dhe protestë politike kundër regjimit Al Saud në vitin 2015. Që nga koha e zgjedhjes së Muhamed bin Selman në postin e trashëgimtarit të fronit në Arabinë Saudite, shumë aktivistë civilë, tregtarë, politikanë dhe intelektualë janë arrestuar me pretekste të ndryshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne