Dhjetëra tifozë izraelit mbetën të plagosur gjatë një sulmi në Amsterdam. Incidenti ndodhi pas ndeshjes Ajax-Maccabi Tel Aviv, ku tifozët izraelit po largoheshin nga stadiumi. Nuk ishte një përplasje e zakonshme mes tifozëve, por sipas mediave, bëhet fjalë për një sulm i ardhur nga një grup njerëzit pro Palestinez që përfituan nga situata për të krijuar kaos dhe sulmuar fansat e Maccabit.
I menjëhershëm ishte reagimi nga ana e kryeministrit Benjamin Netanyahu i cili telefonoi homologun e tij holandez, Dick Schoof duke i kërkuar shpjegime dhe ndërhyrje të shpejtë për të kthyer shtetasit izraelit në vendin e tyre.
Nga videot e bëra publike duken qartë personat të cilët mbanin në krah dhe në trup flamuj palestinez. Në lidhje me atë që ndodhi në stadium, Ajax triumfoi përballë Maccabi Tel Aviv me rezultatin e thellë 5-0./AA