Analisti sirian: Ne mund të jemi duke pritur luftën përfundimtare që do t’a shkatërrojë Izraelin

Kur populli i territorit të pushtuar të Palestinës e kupton se ky konflikt do të ketë plotësinë dhe rezultatin përfundimtar, ata do të marrin armët e tyre dhe do të luftojnë së bashku me vëllezërit e tyre në Boshtin e Rezistencës, që shtrihet nga kufijtë e Afganistanit e deri në Bab al-Mandeb dhe më gjerë.

Taleb Ibrahim, një analist politik në Institutin Kërkimor të Sigurisë Kombëtare të Sirisë, bëri disa deklarata të rëndësishme në programin televiziv al-Manar, ku ai kishte marrë pjesë para disa ditëve:

“Lufta me të cilën Netanjahu vazhdimisht kërcënon është opsioni më i mirë dhe më i përshtatshëm për ne. Siç thashë më parë në kanalin tuaj, ne kemi mposhtur të gjithë kryeministrat e armikut izraelit. Ne mposhtëm Shamirin, Beginin dhe Olmertin, dhe tani është rradha e Netanjahut. Ky konflikt do të zhvillohet në shumë mënyra sot dhe ndoshta këta hapa do të nxisin përgjigjen e Sirisë dhe të iranit … Ka surpriza të mëdha që po e presin armikun. Sot mund të jemi duke pritur fitoren përfundimtare përpara portës së luftës së madhe që do të sjellë shkatërrimin e Izraelit. Ne lamë pas fitoren kundër militantëve në Siri dhe Irak, dhe dosja është mbyllur.”

“Faktori kritik në çdo luftë dhe konflikt është populli, e jo armët. Në konfliktin e ardhshëm, populli i lartësive të pushtuara të Golanit do të luaj një rol të madh. Kur populli i territoreve të pushtuara të Palestinës e kupton se ky konflikt do të ketë plotësinë dhe rezultatin përfundimtar, ata do të marrin armët e tyre dhe do të luftojnë pranë vëllezërve të tyre në Boshtin e Rezistencës, i cili shtrihet përtej kufijve të Afganistanit deri tek Bab al-Mandeb dhe më gjerë. Ne nuk kemi frikë nga lufta. Ne themi se ky moment është koha më e mirë për luftë. Nuk është e mundur që ne të kemi një shkatërrim më të madh se ato që kemi përjetuar, por në anën tjetër, armiku duhet të paguajë për këtë.”

Burimi : Medya Şafak / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne