Shqiperia

“Anëtar shtabi për zgjedhjet në Gramsh, vrasësi i mjekut”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ denoncimin e një qytetari dixhital. Ky i fundit i shkruan ish-lideri të PD-se se një i dënuar për vrasjen e një mjeku është anëtar i shtabit elektoral të Bashkisë së Gramshit për këto zgjedhje.

Qytetari pohon se Venetik Mimini ishte dënuar me 11 vite burg për një vrasje të kryer në Lenie të Gramshit.

“Vrasësi kryesor ne shtabin elektoral te kryetarja e Bashkise Gramsh!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Venetik Mimini i rrethuar me te kuqe, i denuar 11 vjet per vrasjen e nje mjeku ne Lenie te Gramshit, Agron Lena. Denimin e ka kryer ne Kosove te Lushnjes. Eshte ne mbledhje anëtar kryesor shtabi elektoral me kryetaren e Bashkise Gramsh per zgjedhjet e 2019”, thuhet në mesazhin e publikuar tek Berisha.

Burimi: BalkanWeb