Anëtari i Unionit Hebre reagon për arrestimin e 4 fëmijëve muslimanë në Francë

Anëtari i Unionit Francez Hebre për Paqen (UJFP), Georges Gumpel lidhur me 4 fëmijët 3 prej të cilëve me origjinë turke dhe 1 nga Magrebi të cilët u arrestuan për shkak të përgjigjeve që i dhanë mësuesvve në shkollën e tyre në lagjen Albertville lidhur me karikaturat me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed reagoi duke thënë se këto janë shenja të babarbarisë.

Gumpel në shkrimin e tij të blogut në faqen franceze Mediapart ka ndarë informacionin se ka lindur në një familje hebreje në vitin 1937 që jetonte në Paris.

Duke shpjeguar ngjarjet në Paris dhe përjetimet e familjes së tij në vitet 1940, Gumpel tha se në atë periudhë ai u dërgua me tren nga Parisi në lagjen Vichy dhe se këtu i ranë në sy tabelat në stacionin e trenit me mbishkrimet: “Këtu është e ndaluar për hebrenjtë”.

Më tej ai shtoi se babai i tij u dërgua në kampin në Auschwitz në vitin 1944 kur ai ishte ende 5 vjeç.

“Arrestimi javën e kaluar në Albertville i 4 fëmijëve, 3 prej të cilëve me origjinë turke dhe 1 nga Magrebi, tregon se fëmijët nuk vlerësohen në Francë”, tha Gumpel, i cili shtoi se deri më tani nuk ka dashur të shkruajë momentet që ai ka përjetuar në fëmijëri por që pas ngjarjes në Albertville ka vendosur të shruajë një shkrim.

“Ne besuam se po ëndërronim por jo. Ne me të vërtetë ndodhemi në vendin e ‘të drejtave të njeriut’ të cilën të gjithë politikanët e përsërisin vazhdimisht. Deri para disa ditësh ne mendonim se gjëja më me vlerë e njerëzimit në këtë vend ishin fëmijët”, thekson Gumpel lidhur me arrestimin e fëmijëve.

Ai tha se duhet të mendohen mjetet që përdoren për të mbuluar “krimet e kryera kundër fëmijëve”.

“Lënia e nxënësve në mënyrë të gjunjëzuar brenda shkollës për orë të tëra në lagjen Mantes-la-Jolie në afërsi të Parisit kohë më parë dhe tani arrestimi i 4 fëmijëve me ‘arsyetimin e propagandës terroriste’ janë shenja të barbarisë që po afrohet”, tha Gumpel, i cili shkrimin e tij e përfundoi duke thënë “Këto fjalë modeste të kontribojnë në zgjimin e ndërgjegjes (së njerëzve).

Në shkollat në Albertville të Francës 4 fëmijë të moshës 10 vjeçare, prej të cilëve 3 me origjinë turke dhe 1 nga Magrebi u morën në pyetje për 11 orë pas bastijes që policia kreu në orët e mëngjesit në shtëpitë e tyre me “trajtimin si terroristë” për shkak të përgjigjeve që ata kishin dhënë ndaj mësuesve të tyre lidhur me karikaturat me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne