Angli – Këshilltari Scruton shkarkohet nga detyra për deklaratat raciste

Në një intervistë për revistën “New Statesman”, Scruton, i cili punonte si këshilltar në Ministrinë e Popullimit dhe Qeverisjes Lokale, kishte thënë se “islamofobia është një shprehje e shpikur nga Vëllezërit Myslimanë për të parandaluar diskutimin e problemeve të mëdha”.

Gjithashtu Scruton thotë se “çdo kinez është një lloj kopjeje e një kinezi tjetër” dhe e akuzon Pekinin zyrtar për “transformimin e popullit të vet në robot”.

“George Soros ka ngritur në Hungari një perandori të tijën”, argumenton Scruton, kurse akuzat për “antisemitizëm” që i drejtohen Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, ai i cilëson si “absurde”.

Burimet e Kryeministrisë (britanike) në deklaratat për mediat kishin bërë të ditur se “me çështjen në fjalë do të interesohen autoritetet përkatëse”.

Partia Laburiste në një deklaratë të saj kishte thënë se “një person që përdor shprehje të tilla nuk duhet të qëndrojë më në detyrë”.

Pas këtyre deklaratave Ministria e Popullimit dhe Qeverisjes Lokale, ku punonte Scruon, njoftoi shkarkimin nga detyra të këshilltarit për arsye të “deklaratave të tij të papranueshme”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne