Ankara – Ambasadori grek thirret në Ministri

Ambasadori i Greqisë në Ankara, Michael-Christos Diamessis është thirrur të mërkurën në Ministrinë e Punëve të Jashtme për aktet e fundit të autoriteteve greke ndaj azilkërkuesve.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet diplomatike Ambasadorit Diamessis i është kërkuar ndërprerja e shkeljeve të ujërave territoriale turke, paralajmërimi i njësive në kufijtë tokësorë dhe dhënia fund e ndalimit të gazetarëve që ndjekin situatën humanitare të azilkërkuesve në ishujt Rodos dhe Lesbos.

Të mërkurën motoskafi i rojës bregdetare greke kishte hyrë në ujërat territoriale turke, pastaj ishte nxjerrë jashtë kufijve nga motoskafi i rojës bregdetare turke.

I përballur me manovrat e vendosura të motoskafit të rojës bregdetare turke motoskafi i rojës bregdetare greke ishte larguar nga ujërat territoriale turke./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne