Ankara – Rruga përpara Ambasadës së SHBA-së merr emrin “Malcolm X”

Rruga përpara objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara ka marrë emrin “Malcolm X”.

Sipas vendimit të Këshillit të Bashkisë Metropolitane të Ankarasë, është ndryshuar emri i rrugës që kalon përpara objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së në Ankara, në Lagjen “Çukurambar”, Çankaya.

Punonjësit e Departamentit të Shërbimeve Komunale të Bashkisë Metropolitane të Ankarasë vendosën të enjten në shtyllë tabelën me emrin “Malcolm X” duke zëvendësuar atë të mëparshmen me emrin “Rruga 1478.”.

Politikani dhe avokati mysliman i të drejtave të njeriut, Malcolm Little (1925- 1965), i njohur botërisht si Malcolm X, fitoi respektin e madh të masave të gjera në mbarë botën me luftën e tij efektive kundër racizmit në SHBA. Më 21 shkurt 1965, ai u qëllua për vdekje nga 3 persona të armatosur teksa ishte duke mbajtur një fjalim në Nju-Jork./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne