Ankaraja: Kemi fuqinë për të neutralizuar të vetëm ISIS-in në Siri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, në lidhje me luftën kundër ISIS-it tha se Turqia ka fuqinë për të neutralizuar e vetme grupin Shteti Islamik në Siri.

“Pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia do të ndërhyjë në lindje të Eufratit për shkak të rritjes së kërcënimit ndaj saj nga YPG/PKK-ja, në Siri ndodhën zhvillime të rëndësishme ku SHBA-ja njoftoi se do të tërhiqej nga rajoni”, theksoi Çavushoglu.

Sipas tij, mes ministrive të Jashtme, të Mbrojtjes dhe në nivel ushtarak është diskutuar në mënyrë të ndërsjellë se si do të koordinohet tërheqja e SHBA-së nga Siria dhe si të parandalohet formësimi i boshllëqeve në territor.

“Dëshiroj të theksoj që e kemi mirëpritur me kënaqësi këtë vendim dhe se do të jemi në dialog të afërt me SHBA-në. Në fakt, ne kemi përcjellë qartë se ky proces i tërheqjes nuk duhet t’i shërbejë axhendës separatiste të PYD/YPG-së”, tha Çavushoflu.

Ministri i Jashtëm turk tha se Turqia po bën përpjekje edhe për një zgjidhje politike në Jemen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne