Ankaraja paralajmëron: Kujdes nga udhëtimet në Gjermani, fushatë e tensionuar elektorale

Ministria turke e Punëve të Jashtme ka publikuar të shtunën një paralajmërim për udhëtimet në Gjermani duke këshilluar qytetarët turq, që jetojnë aty ose që kanë planifikuar të zhvillojnë vizita, të jenë të kujdesshëm për shkak të fushatës shumë të tensionuar elektorale.

“Liderët politikë në Gjermani po ndërtojnë fushatën e tyre elektorale mbi baza/retorika antiturke dhe po bllokojnë anëtarësinë e vendit tonë në BE”, thuhet në këtë njoftim.

MPJ turke thotë gjithashtu se “Gjermania për një kohë ka qenë nën influencën e një ekstremi të djathtë në rritje, si dhe retorika raciste”.

Ankaraja ka akuzuar gjithashtu se Gjermania pret grupe terroriste duke përmendur separatistët e PKK-së dhe organizatën terroriste gyleniste (FETO).

PKK-ja njihet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian gjithashtu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne