Ankaraja zyrtare reagon ashpër ndaj deklaratës së Parlamentit të Portugalisë

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Turqia nuk njeh deklaratën e Parlamentit të Portugalisë të datës 26 prill 2019”.

Ankaraja zyrtare reagoi ashpër ndaj deklaratës së Parlamentit të Portugalisë në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Turqia nuk njeh deklaratën e Parlamentit të Portugalisë të datës 26 prill 2019”.

“Qasje të tilla, të cilat politizojnë historinë, neglizhojnë të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në mes tjerash në deklaratë theksohet se nga Parlamenti i Portugalisë pritet që në vend të shtrembërimit të vërtetës për shkaqe të politikës së brendshme, të respektojë të vërtetat historike, arkivat dhe ligjin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne