Ansambli “Aleksandrov” do të japë shfaqje në Stamboll

Kori i Madh i Ushtrisë së Kuqe më 10 mars do të takohet me artdashësit e Stambollit në koncertin që ansambli do të japë në skenën e Sallës së Koncerteve “Cemal Reşit Rey” (CRR).

Ansambli “Aleksandrov”, Kori i Madh i Ushtrisë së Kuqe këtë vit feston 91-vjetorin e themelimit dhe më 10 mars do të ngjitet në skenën e Sallës së Koncerteve “Cemal Reşit Rey” (CRR) në Stamboll.

Kori ka një repertor shumë të pasur me mbi 2 mijë pjesë, mes të cilave edhe “Marshi i 10-vjetorit”, “Marshi i Jeniçerëve” dhe “Kënga e Çanakalasë”, të cilat kori i ka interpretuar në koncertet e mëparshme në Stamboll dhe janë pëlqyer shumë nga publiku.

Kori është krijuar në vitin 1928 në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë së Kuqe. Shfaqjet e para kori i realizoi në të njëjtin vit me qëllim për të rritur moralin e ushtarëve në kushtet e luftës dhe të popujve të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne