Apeli i Danielit pas hekurave: Rrini larg drogës, baraz me vdekjen

Një muaj pas vizitës në banesën e Danielit, shkuam sërish për ta takuar, këtë herë pas dyerve të hekurta. Në burg.

Varësia ndaj drogës jo vetëm i shkatërroi jetën dhe e largoi nga gjiri familjar por i rrëmbeu edhe lirinë. Danieli është në burg, i braktisur nga të gjithë. Katër muret dhe qelia është gjithçka ai ka.

“S’kam komunikuar me asnjë në burg, vetëm nga droga më ka ardhur çdo gjë”

Danieli dëshiron të jetojë si më parë, të ketë një familje dhe të punojë sërish, duke e lënë pas të shkuarën e hidhur. Duke kërkuar nga shteti një trajtim të specializuar mjekësor dhe një rehabilitim total, 34 vjeçari iu bën thirrje të rinjve që të mos bien pre e drogës pasi pasojat mund të jenë fatale.

“Mesazhi im për të rinjtë është të rrinë lar nga droga .

Respektoni familjen, të keni një shoqëri të mirë. Pasojat janë të tmerrshme. Kjo është vdekje!” e mbyll mesazhin Danieli brenda katër hekurave.

Edhe gjimnazistët e Tiranës kanë dhënë mesazhet e tyre sensibilizuese ndërmjet sloganeve të zgjedhura nga vetë ata kundra droges.

Burimi: Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne