Bota

Apple do përballet me betejë ligjore në Rusi për ngadalësimin e iPhoneve të vjetër

Një grup paditësish në Rusi raportohet se po planifikojnë të padisin kompaninë Apple në gjykatë pasi kompania pranoi se kishte reduktuar shpejtësinë e iPhonëve të vjetër.

Paditë nga konsumatorët rusë do të paraqiten këtë javë, thanë avokatët konsultues nga Grupi Kombëtar i Financave Ligjore (NLF) dhe Lex Borealis, citon e përditshmja ruse Kommersant. NLF raportohet se do të mbulojë shpenzimet ligjore të paditësve, ndërsa Lex Borealis do të sigurojë mbështetje ligjore.

“Grupi NLF është duke u konsultuar me 10 paditësit e parë”, thotë Maksim Karpov, një nga menaxherët e firmës. “Nëse do jetë një precedent i suksesshëm ligjor, do ta shtojmë me lehtësi këtë numër në disa qindra”, tha ai.

Sipas avokatëve, ngadalësimi i pajisjeve duhet të trajtohet si një “disavantazh i dukshëm i një produkti”, sipas legjislacionit mbi mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Nëse një produkt dështon që të jete i përshtatshëm, konsumatori ka të drejtën ligjore të kërkojë zëvendësimin e të njëjtës markë ose me nje markë tjetër ku çmimi i pajisjes të rillogaritet. Një blerës mund të kërkojë gjithashtu një reduktim të çmimit të blerjes ose një riparim të shpejtë dhe të lirë të defekteve.

Ky do të jetë fokusi i argumentit ligjor, tha për mediat bashkëpunëtori i Lex Borealis, Dmitri Ponomarev.

Paditë ruse vijne pas shumë veprimesh ligjore në mbarë botën kundër kompanisë Apple, pasi ajo pranoi “ngadalësimin e planifikuar” në disa modele iPhone. Kompania tha se kishte përdorur algoritme të veçanta për të ndihmuar në mbajtjen e një drejtimi për iPhonet. Nëse Iphoni do të kishte një bateri të vjetër, pajisja nuk do të mund të vazhdonte funksionimin normal në bazë të fuqisë së kërkuar. Apple pretendon se masa kishte për qëllim parandalimin e fikjeve të papritura të pajisjeve dhe mbajtjen e tyre në një gjendje më të mirë./rt/Gazeta Impakt

OPINIONE