Arabia Saudite dhe Emiratet haptazi i shpallin luftë Turqisë

Një gazetë turke në një raport të saj duke folur për aleancën arabo-hebreje për të krijuar një luftë kundër Turqisë, ka shkruar se ata dëshirojnë që duke krijuar trazira dhe pasiguri në Turqi, të përsërisin ngjarjet e “Gezi Park” të vitit 2013.

Gazeta “Yenishafak” të enjten në editorialin e saj të shkruar nga kryeredaktori i kësaj gazete, Ibrahim Karagol”, ka shqyrtuar konfliktin mes Ankarasë dhe Riadit dhe Abu Dhabit dhe ka shkruar se lufta të cilën e ka filluar Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, dhe Muhamed bin Zaed, princi i kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, kundër Turqisë nuk kufizohet vetëm me vrasjen e Jamal Khashoggi.

Në fillim të këtij editoriali, autori ka thënë se lufta e EBA dhe e Arabisë Saudite kundër Turqisë ka filluar kohë më parë. Kjo luftë në realitet ka filluar me konfliktin në Siri. Kjo luftë ka filluar pjesën lindore të Eufratit. Kjo luftë ka filluar me formimin e frontit arab-hebre (Arabia Saudite, EBA, Izraeli dhe Egjipti) kundër Turqisë.

Yenishafak vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll nuk e konsideroi përfundim të kësaj lufte të dy princave arabë të kurorës kundër Turqisë, por një veprim në të cilin ata kanë bërë një gabim të madh dhe është zbuluar komploti i tyre.

Kjo gazetë e Turqisë duke shkruar një stuhi e madhe po vjen drejt rajonit të Lindjes së Mesme, ka shkruar: “Disa faktorë këtë stuhi po e drejtojnë drejt Turqisë. Ata të cilët kishin dorë në vrasjen e Jamal Khashoggi, kërkojnë zhvillimin e një lufte mes Turqisë dhe Arabëve.

Karagol duke shkruar se Bin Selman dhe Bin Zajed, princat e kurorës së Arabisë Saudite dhe EBA, si dhe mbështetësit e tyre perëndimore janë duke e zgjeruar luftën e tyre kundër Turqisë dhe po mundohen ta shndërrojnë këtë luftë në një luftë gjithëpërfshirëse në rajonin e Lindjes së Mesme, ka theksuar: “Ata janë duke filluar një fushatë botërore në të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë e sulmojnë Turqinë. Kjo fushatë pritet të shoqërohet edhe me veprime politike dhe të sigurisë. Pritet të krijon pasiguri dhe trazira brenda në territorin e Turqisë”.

Yenishafak duke thënë se dy princat e kurorës së vendeve arabe në mënyrë të hapur i kanë shpallur luftë Turqisë, në këtë editorial ka shtuar: “Turqia terroristët Gylenist i ka rrëmbyer nga e gjithë bota dhe me avionë privat i ka dërguar në burgje sekrete dhe ka marrë pohime nga ata në bazë të të cilave është bërë e qartë mbështetja e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj gylenistëve për krijimin e trazirave në Turqi”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne