Arabia Saudite do të falimentojë

Analisti Nassim Nicholas Taleb ka thënë se Arabia Saudite do të falimentojë.

Nicholas Taleb ka ndarë një postim në Twitter, pas deklaratës së Arabisë Saudite për shifrat e buxhetit, dhe ka thënë se: “Arabia Saudite do të falimentojë.”

Nicholas Taleb është i njohur për librin e tij Black Swan, të cilin ai e shkroi në vitin 2007. Black Swan është definuar si zhvillim i papritur negativ i tregjeve. Gazeta The Sunday Times e kishte treguar Black Sawan në mesin e 12 librave më me ndikim që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një deklaratë të kohëve të fundit, Arabia Saudite ka njoftuar se në vitin 2019 do të vazhdojë të ofrojë ndihmë financiare për qytetarët e saj dhe të rrisë shpenzimet qeveritare me më shumë se 7 përqind.

Buxheti i vitit 2019 i Arabisë Saudite parashikon një deficit prej 35 miliardë dollarësh. Megjithatë, i njëjti buxhet vlerëson që çmimet e naftës të jenë mesatarisht 80 dollar. Megjithatë, në periudhën e fundit çmimet e naftës kanë rënë në rreth 50 dollarë. Në rast të një rënieje të mëtejshme të çmimeve të naftës, Arabia Saudite mund të duhet të gjejë shumë borxh në tregjet ndërkombëtare. Sipas analistëve, Arabia Saudite mund të jetë e vështirë të marrë borxh nga tregjet ndërkombëtare aq sa dëshiron për shkak të ngjarjeve të tilla siq ishte skandali i Khashoggit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne