Kompania amerikane “Sikorsky” ka deklaruar se Arabia Saudite ka nënshkruar një kontratë 193 milionë dollarë me këtë kompani për blerjen disa helikopterëve luftarakë.
Sipas faqes informative Al-Ahd, Arabia Saudite ka miratuar këtë kontratë të re me këtë kompani amerikane për blerjen e armëve. Në bazë të kësaj kontrate, kompania amerikane “Sikorsky”, do t’i shesë Arabisë Saudite 17 helikopterë luftarakë “Black Hawk”. Sipas kësaj kontrate, Arabia Saudite 8 helikopterë luftarakë të këtij lloji do t’i vendosë në dispozicion të Gardës Kombëtare dhe 9 helikopterë të tjerë do t’i vendosë në dispozicion të forcave speciale.