Arabia Saudite pezullon lutjet në dy xhamitë e shenjta

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë ndaluar besimtarët muslimanë të hyjnë dhe të luten në dy xhamitë e shenjta në Mekë dhe Medinë, në përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Drejtoria dhe autoritetet e sigurisë dhe shëndetit vendosën të pezullojnë praninë dhe lutjet në sheshet e jashtme të Xhamisë së Madhe (Masjid al-Haram) dhe Xhamisë së Profetit (Masjid al-Nabawi) duke filluar nga sot, e premte”, agjencia zyrtare e lajmeve SPA citoi Hani bin Hosni Haider, zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Xhamisë së Madhe të Mekës dhe Xhamisë së Profetit në Medinë, të ketë thënë.

Më herët, Arabia Saudite pezulloi lutjet me xhemat në xhamitë e tjera të vendit, përveç Masjid al-Haram dhe Masjid al-Nabawi.

Numri i rasteve të konfirmuara të virusit në vend arrin në 274.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 160 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një pandemi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne