Arabia Saudite vendos kushte për dialogun me Katarin

Arabia Saudite ka pezulluar dialogun si opsion deri kur Katari “të shprehë në mënyrë të qartë qëndrimin e tij”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, të cilën e bazon në informacionet e një zyrtari të paidentifikuar të Ministrisë së Jashtme theksohet se “Rijadi ka pezulluar dialogun dhe komunikimin me qeverinë e Doha-s deri kur ajo të bëjë një deklaratë të qartë që të shprehë publikisht qëndrimin e saj.”

Duke vënë në dukje se bisedën telefonike që Emiri i Katarit, Temim bin Hamad Al Sani, ka kryer me princin e kurorës të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, zyrtari ka pretenduar se qeveria e Doha-s ka “shtrembëruar të vërtetat” në lajmin e publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve QNA të Katarit në lidhje me bisedën.

Më tej pasi ka bërë të ditur se biseda në fjalë është kryer në kuadër të kërkesës së Katarit i cili ka kërkuar dialog me katër vendet në fjalë për listën me 13 pika kërkesash, zyrtari është shprehur se “Me sa duket qeveria e Katarit nuk është serioze në çështjen e dialogut dhe vazhdon politikën e mëparshme të refuzimit.”

Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA, kishte njoftuar se Emiri i Katarit duke telefonuar princin Muhammed i kishte përcjellë kërkesën për uljen në tryezën e dialogut në mënyrë që të sigurojë interesat e të gjitha palëve për zgjidhjen e krizës mes Katarit dhe disa vendeve të Gjirit.

Ndër të tjera në lajmin ku bëhet e ditur se princi Muhammed e ka pritur me kënaqësi propozimin thuhet më tej se Rijadi kishte njoftuar se do të deklaroheshin detajet në lidhje me çështjen pas arritjes së dakordimit me palët e tjera të krizës, me Emiratet e Bashkuara Arabe (BAE), Egjiptin dhe Bahreinin.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Katarit, QNA, kishte njoftuar se biseda në fjalë ishte koordinuar nga presidenti amerikan, Donald Trump./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne