Arbitri i bën thirrje Ramës: Kemi mbetur rrugëve të Gjermanisë, fëmijët po qajnë, s’kanë për të ngrënë!

Arbitri i Superligës Shqiptare, Klajdi Kola, prej disa ditësh ka mbetur në Gjermani, pasi kufinjtë janë mbyllur për shkak të Covid-19, duke e bërë të pamundur kthimin e tij në Shqipëri.

Përmes një postimi në Instastory, Kola kërkon ndërhyrjen e kryeminstrit, pasi hotelet nuk i pranojnë për shkak të situatës.

Gjyqtari tregon se ka parë fëmijë duke qarë se nuk kanë çfarë të hanë.

STORY I KLAJDI KOLËS

“Z.Kryeministër, mirë fluturimin që na e ke anuluar, po ndoshta na vendos ndonjë autobus shteti, vetëm për të ardhur në Shqipëri. Kemi disa ditë rrugëve sepse nuk na pranojnë as hostelat dhe as hotelet për shaktë situatës së krijuar nga COVID-19. Na mblidh në donjë vend nëpërmjet ambasadës, apo na jepni ndonjë zgjidhje alternative.

Prej 12 vitesh i paguaj shtetit një shumë të konsiderueshme taksash dhe një ditë që më duhet shteti nuk më ndihmon. Na jepni një përgjigje të paktën.Unë jam një dhe i ri, duroj, por mendo për familjarët me fëmijë. I kam parë të qajnë se skanë për të ngrënë. Ju lutem na jepni një zgjidhe”, shkruan Klajdi Kola./faxweb

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne